Lajmet e fundit

Hilmi Gashi, Kryetari i Vendvotimit 0413 në shkollën “Bashkimi” në Gostivar përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova thënë se ky vendvotim numëron gjithsej 506 votues, ku sipas tij, deri më tani kanë votuar mbi 200 votues.
Gashi është shprehur se deri më tani procesi ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem, përcjell Klankosova.tv
“Vendvotimi 0413 numëron gjithsej 506 votues, ku deri më tani kanë votuar mbi 200 votues, edhe për presidenciale edhe për parlamentare, deri më tani nuk kemi ndonjë problem. Procesi ka ecur pa ndonjë incident, besoj që edhe brenda kësaj 1 ore e pak më tepër që kanë ngelur, ecuria do të shkojë pa asnjë problemi”, u shpreh Gashi.
Ai gjithashtu tha se në këtë vendvotim nuk mund të thuhet se ka bojtok për president.
“Kemi edhe votues që kanë marrë vetëm një fletushkë, por mund të themi se bojkoti në këtë vendvotim nuk është ashtu siç ka pritur partia që është në pushtet. Në vendvotimin 0413 nuk mund të them se ka bojtok për president”, u shpreh tutje ai.