09.12.2019 · përditësuar para 2401 dite1 min lexim
Këngëtari shqiptar me famë botërore, Labinot Gashi, i njohur me nofkën GASHI, është duke zhvilluar një turne me koncerte në mbarë botën.
Ai në llogarinë e tij në Instagram është duke postuar fotografi dhe video, ku vërehet se muzika e tij e veçantë është duke u pritur mirë nga publiku, njofton Klan Kosova.
Turneun e tij GASHI e ka filluar me 30 nëntor në Moskë dhe pritet ta përfundojnë me 21 dhjetor në Londër.