Lajmet e fundit

Turneu i dytë më i rëndësishëm i fut bollit europian do të gjejë edhe një sërë lojtarësh të Kombëtares shqiptare. Një futbollist si Elseid Hysaj do ta ketë për herë të parë pjesë- marrjen në turneun e “kupës së vogël” të Europës, ama gardiani Etrit Berisha e ka “të tijin” këtë kompeticion. Nga ana tjetër, Ansi Agolli do të luajë në Uajt Hart Lejn për të sfiduar Totenhemin. Si këta, edhe shumë kuqezinj të tjerë do të nisin udhëtimin në fazën e grupeve të Europa Ligës.
Përballje “ish”-ësh
Sfida më interesante e legjionarëve është ajo në të cilën dy lojtarë të Kombëtares do të kenë përballë ish-trajnerin e tyre. Xhaka dhe Gashi do të luajnë kundër Paolo Souzës, që me Fiorentinën do të tentojë të mundë jo vetëm ekipin që u shpall kampion në sezonin e shkuar, por edhe dy ishbeniaminët e tij shqiptarë. Souza do të kërkojë të ndalë Xhakën, lojtari që e kërkoi me ngulm në merkaton e verës dhe që e ka mësuar vetë që të jetë futbollist luftarak, por edhe i kudogjendur në fushë. Gjithashtu, Fiorentina do të ketë përballë makinën e golave që ka “shpikur” Souza. Shkëlzen Gashi, i cili gjithashtu pritet të jetë titullar në këtë ndeshje, do tentojë të shpërthejë edhe një herë tjetër në gola, si në dy vitet e shkuara, kur nën drejtimin e Souzës u shpall golashënues në kampionatin zviceran. Ndeshja është e vlefshme për Grupin I.
Gardiani
Etrit Berisha nis titullar në kompeticionin “e tij”. Sipas ndarjeve që ka bërë trajneri Pioli, shqiptari do të luajë si portier i Kupave, ku përfshihet edhe Europa Liga, ndërsa Marketi është i pari në Serinë A.
Mbrojtësit
Elseid Hysaj debuton në një kompeticion të rëndësishëm si Europa Ligë. Ai pritet të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë, ku të besuarit e Sarrit do të luajnë përballë Klub Bruzhit, një ndeshje e vlefshme për Grupin D. Ansi Agolli do të sfidojë Totenhemin. Karabak e nis këtë edicion në transfertën angleze. Aliji është alternativë e shtuar në stolin e Bazelit.
Mesfushorët
Taulant Xhaka është mësuar që të luajë edhe në rolin e mbrojtësit, por edhe të mesfushorit te Bazeli. Ai do të udhëtojë drejt Firencës në ndeshjen e parë të këtij edicioni në kompeticionin e dytë të Europës. Gjithashtu, Gashi pritet të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe të dy shqiptarët pritet të sfidojnë ishtrajnerin që i ka stërvitur tek ekipi helvet. Herolind Shala pritet që ta nisë nga minuta e parë sfidën ndaj portugezëve, pavarësisht se në “Elbasan Arena” nuk pati minuta kundër kombëtares luzitane. Liberec do të luajë me Bragën, ndeshje e vlefshme për Grupin F. Kaçe udhëton deri në Azerbajxhan për të luajtur në Europa Ligë, por kundërshtar nuk do të ketë Agollin. PAOK-u e nis në transfertë këtë edicion dhe Ergys Kaçe pritet titullar në sfidën ndaj azerëve të Qabalasë, shkruan PanoramaSport.