Sipas Sky Sports, mbrojtësi anglez Gary Cahill do të qëndrojë në Chelsea për shkak se ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës Fulham.
Është raportuar se Fulham i ka ofruar një kontratë të përhershme 33 vjeçarit, mirëpo ky i fundit nuk ishte në gjendje ta nënshkruante atë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu edhe skuadra e Monakos ka shprehur interesim në futbollistin Cahill dhe ka mbetur e zhgënjyer me vendimin e tij për të qëndruar në Chelsea.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.