Garuesi i klubit të karatesë “Policia e Kosovës” është stolisur me medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Mësuesi Mustafë Blakaj” që u mbajt në Istog.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një postimi në Facebook.
Pos Kosovës, pjesë e këtij turneu ishin garues nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, njofton Klankosova.tv.
Përveç medaljes, klubi "Policia e Kosovës", u shpërblye edhe me mirënjohje.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.