Lajmet e fundit

Anësori i Real Madrid, Gareth Bale nuk do të rikthehet këtë verë në Tottenham Hotspur.
E ardhmja e uellsianit ka qenë në dyshim pasi kishte deklaruar se ka nevojë të luajë më shpesh, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Tottenham ka të vënë një marrëveshje një pikë me mundësi për riblerjen e tij. Kjo theksohet në kontratën e nënshkrimit pas kalimit të tij në Bernabeu për 85 milionë funta më 2013.
Sidoqoftë sulmuesi ka kontratë me Mbretërit deri më 2022 ku përfiton mbi 400 mijë funta të pastra në javë.
Kështu marrëveshja për transferim dhe rroga e lartë e tij bëjnë që rikthimi te Gjelat të bëhet pothuajse i pamundur.