20.04.2019 · përditësuar para 2660 dite1 min lexim
Sipas La Sexta, Sulmuesi Gareth Bale u ka thënë përfaqësuesve të Real Madridit se nuk dëshiron të largohet nga kjo skuadër.
Së fundmi është raportuar se 29 vjeçari do të largohet nga skuadra spanjolle. Për këtë arsye, disa klube angleze kanë shprehur interesimin që ta përvetësojnë atë.
Mirëpo futbollisti në fjalë i cili i ka realizuar tetë gola në La Liga gjatë këtij sezoni, ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga klubi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.