18.09.2018 · përditësuar para 2875 dite1 min lexim
Edhe pse merakto është mbyllur, Chelsea sfidon Juventusin përsa i takon kartonit të Federico Chiesas të Fiorentinës.
“Blutë e Londrës” janë futur fuqishëm në garë për 20-vjeçarin, i cili kërkohet me ngulm edhe nga bardhezinjtë.
Sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri i anglezëve, Maurizio Sarri, i cili është gati të bëjë çmenduri për ta transferuar futbollistin në Premier League që gjatë merkatos së dimrit. Në Janar pritet një “luftë” e fortë mes Chelsea e Juventusit për kartonin e Chiesa, shkruan Supersport, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.