Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë për seancën tjetër projektligjin për Gardën e Republikës me kërkesë te kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla.
Propozimi i Ballës për ndryshimin e rendit të ditës u miratua me 71 vota pro nga mazhoranca socialiste, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv
Në fjalën e mbajtur në Kuvend Balla tha: “Garda e Republikës i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je sot në qeveri apo në opozitë. Z.Kryetar i Kuvendit i qëndroj propozimit tim, për shkak se kemi shumë çështje të tjera, kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23”. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.