Lajmet e fundit

Trajneri i Romës, Rudi Garcia, ka thënë se nuk ka një plan special për Lionel Messin në ndeshjen e së mërkurës të Ligës së Kampionëve që Roma do ta zhvillojë kundër Barcelonës.
Messi nisi nga banka rezervë ndeshjen ndaj Atletico Madridit të shtunën mbrëma, dhe ia dha fitoren skuadrës së tij me rezultat 2-1.
Garcia, ndërkaq mendon se Roma nuk mundet të fokusohet specifikisht në 28 vjeçarin, kur ata mirëpresin djemtë e Luis Enriques në kryeqytetin Italian në ndeshjen hapëse të Grupit E.
“Nuk ka një plan anti-Messi, njëjtë si nuk ka një tjetër për Luis Suarezin ose Andres Iniestan,” Garcia ka thënë në një konferencë.
“Ju përballeni me rrezikun si ekip, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne nuk kemi plan për t’u mbrojtur gjatë gjithë lojës. Ne e dimë se do të ketë raste kur duhet të mbrohemi, por ne gjithashtu duhet ta mbajmë topin mirë.”