Lajmet e fundit
Mesfushori tashmë i pensionuar ka thënë se braziliani mund ta zëvendësojë argjentinasin tek gjiganti spanjoll.

Luis Garcia mendon se Neymar mund të jetë zëvendësues i denjë i Lionel Messi si njeriu kryesor në Camp Nou.
Garcia, që karrierën e ka filluar tek skuadra katalunase, ka thënë se braziliani është i lumtur tek Barcelona.
Ka pasur spekulime të shumta se e ardhmja e kapitenit të Brazilit mund të jetë tek ndonjë skuadër tjetër, por Garcia mendon ndryshe.
“Ai është i lumtur tek Barcelona. Besoj se kontrata e re e dëshmon këtë gjë”.
“Në pak vjet, ai do të jetë lojtari kryesor i skuadrës. Ai e ka të gjithë setin e aftësive për ta bërë këtë gjë”.
“Edhe tani ai nuk është në hijen e Messi apo Suarez, por është po aq i rëndësishëm sa të dy”.