Vrapues me pizhame shumëngjyrëshe u bën pjesë e garës së pestë vjetore ruse, që u detyrua të zhvillohej online këtë vit për shkak të pandemisë koronavirus.
Garën e Pizhameve të Natës së Bardhë, e cila zakonisht zhvillohet në Shën Petersburg, pjesëmarrësit e mbajtën individualisht në vende të ndryshme dhe në periudha të ndryshme, duke regjistruar rezultatet e tyre në një aplikacion mobil, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Një grup prej 12 vrapuesish u mblodhën në brigjet e Gjirit të Finlandës për të festuar rrugën tradicionale prej dy kilometrash.
Gjithsej 39 persona morën pjesë në garë, me fituesit që u shpërblyen në një ceremoni të mbajtur përmes video-konferencës, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=13ne53AtAoA
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.