Gjithçka tashmë është gati për garën Virtuale të Formulave e cila transmetohet sonte nga ora 20:00 ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Tashmë janë konfirmuar të gjithë garuesit dhe ekipet pjesëmarrëse që garën e parë për vitin 2021 që zhvillohet në shtegun e Austrisë.
Kjo garë është shumë e veçantë për faktin se të gjithë pjesëmarrësit garojnë nga shtëpitë e tyre duke shfrytëzuar pajisjet që quhen “Simulator” dhe përbëhet nga ekrani, ulësja, timoni dhe pedalet për frenim dhe gas.
Garuesit janë fytyra të famshme që vijnë nga moto sporti e futbolli. Në mesin e shumë sfiduesve është e portieri i ekipit të Real Madridit Thibaut Courtois dhe pilotët e skuadrës së F1 Williams George Russell dhe Nicholas Latifi.
Më postë ju sjellim listën e plotë ekipeve dhe garuesve për Virtual GP:
Mercedes: Stoffel Vandoorne and Anthony Davidson
Red Bull: Alex Albon and Jeffrey Herlings
McLaren: Jimmy Broadbent and Ben ‘Tiametmarduk’ Daly
Alpine: Christian Lundgaard and Oscar Piastri
Ferrari: Marcus Armstrong and Arthur Leclerc
AlphaTauri: Vitantonio Liuzzi and Luca Salvadori
Alfa Romeo: Thibaut Courtois and Jack ‘Pie Face’ McDermott
Haas: Pietro Fittipaldi and Enzo Fittipaldi
Ëilliams: George Russell and Nicholas Latifi
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.