Lajmet e fundit

Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie.
Në këtë intervistë do të flitet për planin e PDK-së për qeverisjen në vend.
Gjithashtu, me Hamzën do të diskutohet për zhvillimin ekonomik, punësimin e të rinjve, pagat në sektorin privat dhe atë publik, si dhe për qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë.
Cilat janë planet e Bedri Hamzës për qeverisje?
Çka do të bëjë për zhvillimin ekonomik?
A do t’i rris pagat dhe pensionet nëse bëhet kryeministër?
Si do t’i qaset dialogut me Serbinë?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.