Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës u votuan në pako nga 104 deputetë, që ishin pro, tre kundër dhe gjashtë abstenuan.
Deputetët që votuan kundër janë Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Sala Jashari nga PDK, ndërsa AAK abstenoi, raporton Klan Kosova.
Kryesia e Kuvendit, me Albulena Haxhiun kryetare, do të përbëhet nga këta nënkryetarë:
Ardian Gola - Lëvizja Vetëvendosje
Vlora Çitaku - Partia Demokratike e Kosovës
Kujtim Shala - Lidhja Demokratike e Kosovës
Sllvako Simiq - Lista Serbe
Emillija Rexhepi - komunitetet pakicë joserbe. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=mfqsVR0Y9Tk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.