05.01.2018 · përditësuar para 3109 dite1 min lexim
Karakteret e serialit “Game Of Thrones” do të jenë pjesë e pullave postare të reja, kanë bërë të ditur nga Posta Mbretërore.
Koleksioni i parë i përberë nga 15 pulla postare, ka për qëllim të theksoj kontributin britanik për serialin televiziv, të bazuar në librat e George R R Martin.
Shumica e skenave të këtij seriali janë xhiruar në Irlandën Veriore dhe pjesa më e madhe e aktorëve janë britanik dhe irlandez.
Daenerys Targaryen, Jon Snow dhe Arya Stark janë në mesin e dhjetë karaktereve pjesë e këtyre pullave postare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.