Lajmet e fundit
Shefi i milanezëve ka thënë se skuadra kuqezi do të hakmerret për humbjen e 21 majit të këtij viti, në ndeshjen e këtij fundviti

Adriano Galliani ka thënë se Milani do të arrijë të hakmerret ndaj Juves në Superkupën e Italisë që do të zhvillohet në Doha të Katarit për humbjen në finalen e Kupës së 21 majit të këtij viti.
Sipas administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani në ndeshjet me Juventusin, Milani këtë vit është në ekulibër të plotë.
“Nuk meritonim ta humbisnim finalen e kupës së Italisë, por në atë ndeshje ashtu rrodhën ngjarjet, shpresojmë të fitojmë Superkupën”, është shprehur Galliani.
Superkupa e Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet nesër me 23 dhjetor në Doha.