Lajmet e fundit

Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka dështuar deri tani ta rikthejë sulmuesin e Paris-Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic, në San Siro.
Suedezi ka qenë shumë lidhur me një rikthim te Rossonerët gjatë gjithë verës, pavarësisht nënshkrimeve të Luiz Adriano dhe Carlos Bacca nga Shakhtar Donetsk dhe Sevilla respektivisht.
Duke folur per Sky Sport Italia, Galliani la hapur mundësinë për sulmuesin 33 vjecar për t’u rikthyer.
“Nuk do të jetë e lehtë”, tha 71 vjeçari.
“Do ta bëjmë më të mirën për të sjell atë këtu”
Ibrahimovic la Serie A në vitin 2012 për t’u bashkuar me Parisin, së bashku me Thiago Silvan.