Lajmet e fundit

Ish-mbrojtësi i Arsenal, William Gallas beson se është koha e duhur që ky klub ta zëvendësojë Arsene Wenger.
Menaxheri francez ende nuk ka nënshkruar kontratën e re, duke rritur spekulimet se ai është afër largimit pas 21 viteve qëndrimi në krye të klubit.
“Ndoshta është koha për të ndryshuar diçka në fund të sezonit”.
“Nuk mund të harrojmë se çfarë ka bërë Wenger. Ai ka bërë punë shumë, shumë të mirë dhe se nuk mund t’i shkarkoni trajnerët në çdo lloj forme. Duhet respektuat menaxherin”, ka thënë Gallas.”
“Kjo është pse thashë në fund të sezonit pasi bordi duhet folur me Arsene dhe të provojnë që ta gjejnë zgjidhjen”.
Francezi ka shtuar se mungesa e trofeve viteve të fundit ka bërë që Wenger të kritikohet.