Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, ka thënë se ekspozita e titulluar ‘’Dheu i thurrur’’ është realizuar sipas planeve dhe sipas saj qëndrimi i tetë lopëve në ahurin e ndërtuar afër Galerisë, është bërë sipas rekomandimeve të ekspertëve të veterinës.
Agani këto deklarime i dha sot gjatë një konference për media ndërsa potencoi se lopët e vendosura pranë Galerisë Kombëtare janë duke u trajtuar në kushte të mira: ''sipas këshillave që u janë dhënë nga veterinarët që nga fillimi i këtij projekti'', njofton Klan Kosova.
Në konferencë për media foli edhe pronari i lopëve, Arben Avdiu, i cili ka thënë se ato janë lopë ferme dhe janë të mësuara në ambiente të tilla siç janë duke qëndruar tash e disa ditë në ahurin pranë galerisë, si pjesë e ekspozitës ‘’Dheu i thurrur’’.
Më tej ai ka sqaruar se lopët janë në mbikëqyrje dhe kujdes në 24 orësh, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.