Nga nesër (19 maj, 2020) Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapet për publikun.
Orari i vizitave do të jetë i njëjtë sikurse në të kaluarën, njofton Klan Kosova.
E marte - premte nga ora 10:00 deri në 18:00
E shtune dhe diele nga 10:00 deri në 17:00
E hëne - mbyllur
“Vizitorët do të udhëzohen nga kujdestari i sallës për numrin e personave që mund të hyjnë në sallë i cili është 2-3 persona për sallë”.
Dy ekspozitat e ndërprera për shkak të pandemisë të cilat do të hapen tani janë:
Salla 1: Burim Gashi / Heshtje e rëndë
Salla 2: World Press Photo Exhibition 2019
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.