Samsung ka vendosur që ta ndjek edhe më tutje shembullin e Apple.
Gjigandi aziatik smartfonin e radhës, njofton @evleaks, pritet që ta ofrojë në katër versione të ndryshme: Galaxy S7, Galaxy S7 plus, Galaxy S7 Edge dhe Galaxy S7 Edge Plus.
Modelet e reja pritet që të prezantohen në Kongresin Botëror të Telefonëve në shkurt të vitit tjetër, ndërsa materiale të reja dhe çipi i ri i kompanisë pritet që të jenë pjesë e telefonit.
Kompania e fuqishme ka vendosur që seria e radhës të ofrohet në një varg modelesh të ndryshme.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.