Lajmet e fundit

Galatasaray e ka fituar kampionatin turk për herën e 21-të, pasi që shënoi fitore në xhiron e fundit si mysafir i Goztepe-s me rezultat minimal 0:1.
Ishte Bafetimbi Gomis që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 66-të, për t’ia dhuruar tri pikë dhe me atë rrugë edhe kampionatin skuadrës nga Stambolli.
Pas javës së fundit, Galata renditet e para me 75 pikë, tri më shumë se Fenerbahçe në pozitën e dytë dhe Basaksehir në të tretën, që po ashtu arritën të triumfojnë sot ndaj Konyaspor (3:2), respektivisht ndaj Kasimpasa (3:2).
Ndërkaq, Beshiktash radhitet i katërti me 71 pikë, pavarësisht fitores së sotme prej 5:1 ndaj Sivasspor.