Lajmet e fundit
Mediat turke raportojnë se skuadra e Galatasarayt është e interesuar që në radhët e veta ta ketë sulmuesin, Gervinho.

Përfaqësuesi I Bregut të Fildishtë pritet që të largohet nga Roma këtë afat kalimtar.
Gjiganti turk është i interesuar që të huazojë atë në sezonin e ri më mundësi të blerjes pas një viti.
Ditë më parë trajneri i Romës, Rudi Garcia ka deklaruar se Gervinho është edhe më tej i rëndësishëm për skuadrën dhe gjasat që ai të largohet janë shumë të vogla.
Përfitimet e lojtarit te Roma janë nga tre milionë për sezonë, shumë të cilën nëse Galata e dëshiron duhet të paguajë për të, transmeton Klan Kosova.