Lajmet e fundit

Gabimet që i ka bërë trajneri Zinedine Zidane e që i kanë kushtuar skuadrës së tij me humbje nga Barcelona në El Classico i ka listuar gazeta Marca, transmeton Klan Kosova.
Së pari, Gareth Bale nuk ka qenë gati që të fillojë, megjithatë Zidane kishte insistuar që ta lë në formacionin kryesor.
Refuzimi i tij për ta thyer treshen BBC (Bale, Benzema Cristiano) e të cilët edhe para kësaj ndeshjeje nuk kishin qenë të bindshëm, përmendet si tjetër gabim nga ai.
Asensio dhe Isco ishin në pankinë e që i kontribuoi po ashtu në një formë, dështimit në sulm.
Ai nuk mundi ta lexonte lojën, duke tentuar ta fitojë ndeshjen në fund, e duke pasur gjashtë lojtarë të vet në fushën e kundërshtarit, kur aksioni i golit të fitores së Barçës kishte filluar.