Lajmet e fundit

Interi goditi dy herë shtyllën, por momenti më i diskutueshëm erdhi në minutën e 42-të: Kalulu, tashmë i ndëshkuar me të verdhë, u përjashtua pas një ndërhyrjeje ndaj Bastonit, edhe pse pamjet e treguan se nuk pati kontakt. VAR nuk mundi të ndërhynte dhe Juventusi mbeti me dhjetë lojtarë për gjithë pjesën e dytë.
Me epërsinë numerike, Interi e thelloi presionin dhe në minutën e 76-të gjeti golin e dytë me një goditje të saktë me kokë të Espositos pas asistit të Dimarcos. Juventusi reagoi menjëherë: në minutën e 83-të, gjuajtja e Locatellit nga këndi befasoi Sommerin dhe barazoi shifrat 2-2. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Zielinski goditi nga distanca në minutën e 90-të, duke e kaluar topin në cepin e portës së Di Gregorios dhe duke ngritur në këmbë “San Siron”. Me këtë fitore, Interi rikthen epërsinë prej tetë pikësh ndaj Milanit, ndërsa Juventusit i ikën rezultati në sekondat e fundit, pas një pjese të dytë heroike me një lojtar më pak. Ndeshja pritet të mbahet mend gjatë, sidomos për episodin e kartonit të kuq që ka ndezur debatet në futbollin italian. /Klankosova.tvA yellow card on Juve for this Inter dive? what a fucking disgrace @SerieA referee just ruined a great game. Juventus v Inter Kalulu McKennie pic.twitter.com/QTLHSDSYHi
— Garrett (@BlkBirdXP) February 14, 2026