Vendet e G7-ës theksuan të premten nevojën për "marrëveshje sigurie" të forta për të siguruar një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ato paralajmëruan Moskën që të ndjekë Kievin për të rënë dakord për një armëpushim ose të përballet me sanksione të mëtejshme, sipas një draft deklarate përfundimtare.
"Anëtarët e G7-s i kërkuan Rusisë të reagojë duke rënë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar plotësisht atë", thanë vendet e G7-ës, të përbërë nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, në një draft deklaratë përfundimtare që Reuters raporton se e ka parë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.