Lajmet e fundit

Alexander Khimushin para tetë vitesh ka udhëtuar përgjatë botës për të dokumentuar kulturën e vendeve të ndryshme.
Ai është mahnitur më shumë nga shtetet të cilat janë më rurale ku tradita dhe kultura ishte ende gjallë, transmeton Klan Kosova.
“Ka qindra minoritete në botë të cilët përgjatë luftërave, globalizimit dhe diskriminimit fetar janë duke rrezikuar ta humbasin identitetin, gjuhën, traditën e madje në disa vende edhe po e rrezikojnë ekzistencën”, u shpreh Khimushi.
Prandaj, ai duke i shikuar këto gjëra të cilat po ndodhnin para syve të tij i erdhi idea për një projekt të cilin e ka quajtur “Fytyrat e botës”.
Ai dëshiron që përmes këtij fotosesioni të tij të tregojë llojllojshmërinë e njerëzve përmes portreteve të tyre.
“Kam qindra portrete të njerëzve në projektin tim në këto dy vitet e fundit e madje kam në plan që këtë gjë ta vazhdoj. Ëndrra ime është që të portretizoj të gjithë grupet etnike në të gjithë botën”.