Kombëtarja e Kosovës në futsall i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
"Dardanët", do të kenë punë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë në grupin 10.
Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.
10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në “Play-Off” ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Evropianit të Futsallit.
Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.