Lajmet e fundit

Është Steve Delaura, ajo e cila rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijët e saj, të cilët do mund të mos i shihte më si pasojë e zjarrit.
Ngjarja ndodhi në një pompë derivatesh në Connectitut, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.
Raportohet se zjarrin e shkaktoi një 70 vjeçar, pasi përplasi makinën e tij mbi pikën e karburantit derisa rrezikoi jetën e të gjithë të pranishmëve e duke shkaktuar kështu dëmtimin e pesë automjeteve të tjera.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni nënën guximtare, derisa tërheq dy fëmijët e saj pa u trembur fare, nga automjeti i tyre i cili ishte i tëri i përfshirë nga flakët, njofton Klan Kosova.