Lajmet e fundit

Një tjetër rast i rëndë është shënuar në futboll.
Një futbollist ka ndërruar jetë ditën e hënë, pasi u rrëzua në fushë.
Daniel Uilkinson, mbrojtës i Shau Laune po zhvillonte një ndeshje të kupës kundër Brighouse Toun në St Giles Road, kur ndërroi jetë. Ai ishte 26 vjeç.
Ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë në fushë dhe më pas e dërguan në spitalin e Halifax. Mirëpo, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë, shkruan gazeta Shekulli.
Mësohet se shkaktar i vdekjes ka qenë infarkti në zemër.