Lajmet e fundit

20 vjeçari Lyanco iu bashkua skuadrës së Torinos nga Sao Paolo, dhe agjenti i tij zbuloi se klienti i vet e kishte refuzuar Juventusin , Atletico Madridin dhe Wolfsburgun.
Ai e kishte zgjedhur Torinon, sepse besonte se në Torino ai do të kishte mundësi të zhvillohej si lojtar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Juventus, Atletico Madrid dhe Wolfsburg ishin shumë të interesuara, ne folëm me ta dhe vizituam qendrat e tyre të trajnimit”, tha agjenti i tij, Frederico Moraes.
“Në fund, zgjedhja e tij ishte Torino. Ai do të luajë posa t’i jepet mundësia, dhe ka një trajner që do ta ndihmojë të bëhet më i mirë”, shtoi Moraes.