Lajmet e fundit

Sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura, do të zgjasë karrierën e tij në futbollin profesional e cila konsiderohet të jetë si më e gjata në botë, transmeton Klan Kosova.
"Unë i jam mirënjohës stafit dhe përkrahësve që gjithmonë më mbështesin", ka thënë Miura.
Sulmuesi theku rekord si golashënuesi më i moshuar në futbollin japonez në qershor kur ai shënoi golin e fitores në ndeshjen e divizionit të dytë katër muaj pa mbushur 48 vjet.
Miura, që ka shënuar 3 herë në 16 paraqitje këtë sezon ka luajtur për disa klube në Japoni.
Ai bëri debutimin e tij profesional në vitin 1986 dhe është menduar të jetë lojtari më i vjetër aktiv profesional.