Lajmet e fundit
Mesfushori i Kombëtares ka kaluar natën në aeroportin e Romës, për shkak të grevës së punonjësve të udhëtimit atje

Jahmir Hyka nuk ka arritur t’i bashkohej në kohë dje kombëtares shqiptare, pasi udhëtimi nga SHBA nuk ka shkuar sipas planit.
Futbollisti i përfaqësueses kuqezi ka udhëtuar nga Kalifornia deri në Romë, por aty ka mbetur i bllokuar në aeroport duke kaluar natën në kryeqytetin italian.
Shkak është bërë një grevë e përgjithshme e punonjësve të kompanisë së udhëtimi, me të cilën futbollisti i përfaqësueses kishte planifikuar të udhëtonte drejt vendit tonë.
Ai ka qëndruar për disa orë në aeroport, para se t’i saktësohej nga FSHF se udhëtimi i ri i tij drejt Shqipërisë do të bëhej vetëm sot paradite, ndërsa është sistemuar në hotel për të kaluar natën.
Ky është një problem më shumë për De Biasin, i cili ende nuk ka pasur të gatshëm në stërvitje me grupin as Abrashin me Agollin, të cilët nuk janë në formën e tyre më të mirë.