Një ngjarje goxha e rëndë ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes Skoci - Hungari.
Futbollisti hungarez, Barnabas Varga, pësoi një lëndim të rëndë pasi u përplas në zonën kundërshtare.
Pas përplasjes së tmerrshme, u dashtë ndërhyrja e shpejt e mjekëve për ta shpëtuar jetën e futbollistit.
Loja u ndal në minutën e 70-të për disa minuta.
Ende nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore.
Hungaria e fitoi në fund sfidën me Skocinë, me golin e Kevin Csoboth.
Ai shënoi në minutin e 101-të, duke ia dhënë Hungarisë tre pikët e para në "EURO 2024".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.