Lajmet e fundit

Në futbollin argjentinas ka ndodhur një tragjedi.
Mbrojtësi nga Argjentina, Cristian Gomez ka vdekur në fushë.
Fatkeqësia ndodhi në një takim të Ligës së Dytë të Argjentinës kur mbrojtësi i Atletico Parana, Cristian Gomez ra pa ndjenja teksa luante kundër Boca Unidos.
27-vjeçari u pa i shtrirë krejt papritur në minutën e 32-të të lojës.
Në fushë pllakosi ankthi. Lojtarët hoqën fanellat dhe u munduan ta freskonin, ndërkohë që mjekët po i jepnin ndihmën e parë.
Por, edhe pas ndihmës së parë ku mjekëtë u munduan ta rikthejnë në jetë, Gomez vdiq.
Sipas gazetës argjentinase, Crónica, Gomez vdiq si pasojë e një sulmi në zemër, transmeton Klan Kosova.
Gomez është lojtari i dytë argjentinas i cili vdiq gjatë këtij muaji, pas rastit tragjik të San Martin de Burzaco që ndërroi jetë pas një lëndimi të rëndë të kokes me datën 14 maj.