Lajmet e fundit

Redaksia e sportit, 90Min, ka bërë përzgjedhjen e 10 lojtarëve më të mirë në dekadën e fundit të futbollit, transmeton Klankosova.tv.
Përveq 10 të parëve, redaksia ka përzgjedhur edhe Manuel Neuer, Toni Kroos, Xavi, Neymar, Kylian Mbappe, Marcelo, Philipp Lahm, Franck Ribery, Arjen Robben, Mohamed Salah, Sergio Aguero, David Silva, Giorgio Chiellini, Andrea Pirlo, Leonardo Bonucci, David Alaba, Antoine Griezmann, Gianluigi Buffon, Zlatan Ibrahimovic, Raphael Varane, Romelu Lukaku, Eden Hazard, Harry Kane, Yaya Toure, Marco Verratti, Marco Reus and Kevin De Bruyne, si të dalluar në dekadën e fundit.
Forma dhe fitnesi i Gareth Bale kanë rënë në dy vitet e fundit apo më shumë.
Megjithatë, ai ishte i pabesueshëm para kësaj.
Që kur CR7 u largua nga Santiago Bernabeu, Benzema është ngjitur dhe ka goditur javë pas jave - duke shënuar mbi 100 gola.
Dhe para këtyre tre sezoneve, kur ai nuk po shënonte shumë gola, ai e ndihmoi Ronaldon të thyente çdo rekord të shënuar.
E thënë thjesht, nuk ka shumë futbollistë më të mirë se Andres Iniesta.
Edhe pse ai është ngadalësuar mjaft gjatë katër viteve të fundit ose më shumë (ai luan ende në Japoni), është e pamundur të anashkalojmë gjashtë vitet e mëparshme kur ai ishte mesfushori më i mirë në botë.

Pa dyshim, lojtari më i mirë i Premier Ligës në dhjetë vitet e fundit.
Që kur mbërriti në Premier Ligë, N'Golo Kante ka bërë fitues çdo skuadër që ai ka luajtur - ai madje e bëri Leicester Cityn fitues, gjë që as që dukej të ishte e mundur.
Çdo tifoz futbolli e dëshiron atë në ekipin e tyre.
Sulmuesi i dytë me renditjen më të lartë në këtë listë - forma e Luis Suarez gjatë dekadës së fundit ka qenë e jashtëzakonshme.
Në Liverpool ai ishte padyshim lojtari më i mirë në Premier League.
Në Barcelonë ai fitoi absolutisht gjithçka dhe u bë golashënuesi i tretë më i mirë i klubit në të gjitha kohërat.
Në Atletico Madrid ai ishte katalizatori për titullin e parë të klubit në La Liga në gati një dekadë.
Çdo ekip dëshiron Sergio Ramosin në zemër të mbrojtjes. Ky është lloji i lojtarit që është Ramos.
Ai është, pa dyshim, qendërmbrojtësi më i mirë i shekullit dhe një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë.
Shihni çfarë mban Luka Modric në foton e mësipërme?
Po, ky është Topi i Artë që ai fitoi më 2018.
Kjo është arsyeja pse ai është i katërti në këtë listë të lojtarëve më të mirë të dekadës.
Gjuajtësi kryesor i brezit të tij. Robert Lewandowski ka shënuar gola në një shkallë alarmante për aq kohë sa mund të kujtojmë.
Në gjashtë sezone në dekadën e fundit ai ka shënuar të paktën 40 - 55 gola në 47 paraqitje në sezonin 2019/20 duke qenë më i miri i tij - dhe ai në fakt nuk ka shënuar më pak se 20 gola në një sezon që nga 2010/11.
Tifozët e lojtarit do të mërziten që ai është i dyti në këtë listë, por të qenit i dyti në këtë listë është në fakt një kompliment.
Dhe është një kompliment sepse Cristiano Ronaldo është padyshim një nga dy futbollistët përcaktues të dekadës së fundit.
Këtë e dëshmojnë katër Ligat e Kampionëve te Real Madridi, katër Topat e Artë këtë dekadë, e dëshmojnë edhe shënimi i rekordeve në nivel ndërkombëtar.
Të gjithë e dimë pse Lionel Messi është lojtari më i mirë i dekadës së fundit, apo jo? Është Lionel Messi.
Të gjithë e dimë sa i mirë është.
https://klankosova.tv/pse-lionel-messi-eshte-lojtari-me-i-mire-i-dekades-2011-2021/