Lajmet e fundit

Futbollistët e Përfaqësues së Uellsit nuk do të respektojnë thirrjet e UEFA-s që fëmijët e tyre të mos defilojnë në fushë, pas vërshëllimës së gjyqtarit.
Nga një burim i brendshëm në kampin uellsian, siç shkruan DailyMail është planifikuar që ata përsëri të kalojnë barrierat dhe të futen në fushë, pavarësisht thirrjeve për të mos bërë diçka të tilla, transmeton Klan Kosova.
Kjo sipas UEFA-s është bërë për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve, por që prap se prapë ata kanë vendosur që këtë arritje të tyre ta festojnë bashkërisht me të bijtë.
“Kjo është një mundësi që ata të takohen me prindërit, pas nj kohe të gjatë, kështu do të festojnë humbjen ose fitoren.”
