Lajmet e fundit
Sulmuesi i Palmeiras vlerësohet lart nga trajneri i tij, që ka kërkuar nga të gjithë ta kenë në vëmendje në vitet e ardhshme

Gabriel Jesus pritet që në tri vitet e ardhshme të jetë në qendër të vëmendjes pasi është një pretendent kryesor për të mposhtur Messin dhe Ronaldon në garën për Topin e Artë.
Kshu është deklaruar nga trajneri i trajnerit të tij, Jose Francisco Mamede i cili beson që sulmuesi brazilian do të pushtojë botën e futbollit me talentin e tij.
“Gabriel depërtoi nga një lagje e varfër dhe për këtë arsye nuk ka frikë. Në tri vitet e ardhshme ai do ta fitojë Topin e Artë sepse Messi do të jetë tepër i vjetër”.
19-vjeçari ka realizuar katër gola në gjashtë paraqitje ndërkombëtare për Brazilin duke siguruar transferimin në Manchester City nga Palmeiras për 27 milionë euro