Lajmet e fundit
Shkëlqimi i sulmuesit të Manchester Unitedit ndaj Gjermanisë mbeti nën hijen e sulmeve të po asaj nate, por ai ka thënë që ato s’e mposhtin dot sportin tonë të dashur.

Shkëlqimi i sulmuesit të Manchester Unitedit ndaj Gjermanisë mbeti nën hijen e sulmeve të po asaj nate, por ai ka thënë që ato s’e mposhtin dot sportin tonë të dashur.
Pas tri ditë zie për viktimat e sulmit terrorist në Francë, asi i Trekolorëve i është kthyer futbollit.
Ai bashkë me miqtë e përfaqësueses do të udhëtoj për në Angli, për t’u përballur me Tre Luanët në Wembley.
Vendimi për të luajtur ishte unanim. Terrori nuk fiton dot.
Ndeshja e menduar si përgatitore për Euro 2016 është kthyer në një tregues të fuqisë së sportit. Në tregues se ai bashkon, nuk ndan dhe nuk lejon të mposhtet nga terrori.
Talenti i Anthony Martialit që u tregua mirë të premten nuk duhet të censurohet por të festohet. Ishte pikërisht një nga arsyet e shkuarjes së tifozëve në Stade de France të premten e zezë të Parisit.
Futbolli, megjithëse vetëm lojë, ka ndikuar që t’i nxjerr njerëzit nga errësira. Kjo është ajo që bëjnë futbollistët. Ata ofrojnë platformën ku fansat harrojnë brengat, pa marrë parasysh frustrimin javor që mund të kenë.
Do të ketë raste kur tifozët në Wembley do të mendojnë terrorin e katër ditëve më parë në Paris, por shumicën e kohës ata do të synojnë që të tregojnë mbështetje për spektaklin që ofrojnë futbollistët në fushë.