Lajmet e fundit

Pas momentit kur nusja i thotë “Po” një fustan, duket se gjërat vendosen në vijë.
Vendimet më të vështira kanë të bëjnë gjithmonë më nusen dhe të gjithë e dimë shumë mirë sa vlen shprehja “1 martohet, 100 terbohen”.
Nëse jeni duke kërkuar për fustanin ideal, në fotografitë e mëposhtme do e shihni atë, por që fatkeqësisht nuk mund ta vishni.
Ky fustan është një tortë!
Në përmasa reale ky krijim i mahnitshëm është një tortë e gjatë 160 cm që peshon rreth 76 kg. Për krijimin e kësaj torte është menduar deri në detaj. Si një stilist që krijon një fustan, stafi i Cake International ka krijuar një fustan që mund të konsumohet ditën e dasmës, shkruan living. Dandellat, gurët dhe fjongot kanë marrë rreth 300 orë për t’u bërë dhe çdo gjë është e përsosur.