Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, Meghan Markle, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, kishte të veshur një fustan të zi të markës Armani.
Kjo veshje e saj kushtoi 4 mijë e 700 dollarë. Sidoqoftë, fustani i zi ka një kuptim të fshehur.
Lulja Lotus e qëndisur në anën e djathtë të veshjes, është një simbol i nderuar në hinduizëm dhe është e njohur për përfaqësimin e ndriçimit shpirtëror, rritjen dhe rilindjen.
Kjo mund të shihet si e rëndësishme për jetën e re të Meghan në SHBA me Harry pasi çifti u tërhoq nga familja mbretërore në janar të vitit të kaluar 2020, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.