Në një të shtunë më 19 maj të vitit 1962, në një event të Demokratëve, njëkohësisht festa e hershme e ditëlindjes së 45-të të presidentit John F. Kennedy në Madison Square Garden, Marilyn Monroe shkëlqeu në skenë në një fustan glamuroz të bardhë.
Ajo kishte të veshur një krijim nga Jean Louis që rrinte për mrekulli në trupin e saj.
Kjo ishte ndër paraqitjet e saj publike të fundit para vdekjes së saj, me ç’rast ajo këndoi urimin për ditëlindjen e presidentit.
E po ky fustan është shfaqur në ankandin “Julien’s Auctions”.
Paraprakisht ky fustan do të bëj një turne nëpër botë si pjesë e ekspozitës “ Marilyn: Karakter jo Imazh”.
Ofertat për blerjen e fustanit përplot shkëlqim pritet të arrijnë shifrat deri në tre milion dollarë.
Ky fustan ka qenë në pronësi të Martin Zweig, që ishte blerë në ankandin e vitit 1999 për 1.3 milion dollarë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.