Ylli i
“X-Men”, Jennifer Lawrence, dëshironte që fustani i saj i nusërisë të kishte një trajtim të klasit të parë.
Ambasadorja e markës së njohur
Dior, e cila është martuar me Cooke Maroney në Newport të Rhode Island të shtunën, ka thënë “Po” në fustanin e krijuar nga shtëpia franceze e modës – dhe mori shumë ndihmë derisa u bë gati.
“Ekipi i
Dior ka fluturuar direkt nga Parisi një ditë para se J.Law të kurorëzohej. Fustani i nusërisë kishte një dhomë private të rezervuar në hotelin ikonik të Newport “Viking” për atë natë - për më shumë siguri”, ka thënë një burim për
Page Six Style.
Por, nuk dihet nëse edhe kostumi i dhëndrrit e ka pasë një dhomë të rezervuar në këtë hotel.
Disa nga yjet që morën pjesë në dasmën e aktores ishin Adele, Kris Jenner, Emma Stone, Ashley Olsen dhe Amy Schumer.