21.07.2019 · përditësuar para 2544 dite1 min lexim
Kanë kaluar pothuajse 20 vjet që kur Jennifer Lopez kishte veshur fustanin e saj të famshëm Versace për Grammys.
Por i njëjti ende është pjesë e titujve.... dhe të mbathurave.
Shtëpia italiane e modës ka bashkëpunuar me Concepts për të krijuar atlete të frymëzuara nga fustani në fjalë, në nder të 20 vjetorit të tij dhe ditëlindjen e 50-të të Lopez.
Dizajni i gjelbër me gjethe duket fantastik në krijimin e ri për atlete.
https://www.instagram.com/p/Bz89bPkn58f/?utm_source=ig_embed
Në një video të kohëve të fundit në kanalin e saj YouTube, Lopez zbuloi se veshja legjendare pothuajse nuk ndodhi.
Në ditët para Grammys, Lopez dhe stilistja e saj ishin midis veshjes Versace dhe një opsioni tjetër më pak të guximshëm.
Por kur Lopez e kishte provuar fusntanin e gjelbër, vendosi menjëherë se ajo ishte dukja e duhur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.