Nuk ka asgjë më mirë se sa një fustan si këmishë, me ngjyrë të bardhë dhe material të hollë, për ta mundur të nxehtin e verës.
Dhe duket se pikërisht një fustan të tillë e kanë zgjedhur edhe shumë yje – ato duket se janë ‘obsesionuar’ me fustanin “Bahia” nga marka
Jacquemus që kushton 406 dollarë.
Në vitin 2017,
Emily Ratajkowski u bë e para nga personazhet e njohura që e veshi këtë fustan në festën e Vogue në Javën e Modës në Paris.
Kim Kardashian zgjodhi të njëjtin fustan për një ribashkim me shoqet dhe shokët e shkollës së mesme në muajin prill.

Ndoshta, e inspiruar nga motra e saj më e madhe,
Kendall Jenner e veshi atë në festën e dtëlindjes së Kanye West verën e kaluar.
Alessandra Ambrosio zgjodhi këtë fustan veror për ta veshur në Festiavalin e Filmit në Kanë.

Modelja
Rosie Huntington-Whiteley e veshi këtë fustan në një udhëtim në Capri në muajin qershor.