18.12.2019 · përditësuar para 2394 dite1 min lexim
Të butë, të mëndafshtë, të këndshëm. Le t'u japim mirëseardhjen veshjeve më të dashura të këtij dimri: fustanet nga kadifeja!
Pavarësisht nëse është i gjatë, i shkurtër apo në gjatësi të mesme, me një fustan të tillë do të jeni 'mbretëresha e mbrëmjes'.
Një fustan i zi nga kadifeja është i pavdekshëm dhe me të s'do të gaboni kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e tjera të vjeshtës: kafe, jeshile e errët, gri dhe bordo: ngjyra 'must' të fustaneve nga kadifeja këtë vit.
Për ato më romantiket, edhe ngjyra rozë dhe e kaltër dhurojnë një 'look' të paharrueshëm.
Për sa i përket fustaneve nga kadifeja - nuk ka rregulla dhe çdo gjë është ok. Megjithatë, një trend që po çmend vajzat është ai i fustanit që është i stilit si xhaketë.
Për t'ju ndihmuar të gjeni 'shpirtin tuaj binjak' në fustanet nga kadifeja, kemi zgjedhur disa fustane pas të cilëve jemi të sigurt se do të marroseni./ Living.al
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.