Lajmet e fundit

Të zgjedhësh një veshje për takimin e parë me një djalë është e vështirë.
Por kjo komediane vendosi të vishte një fustan nuseje – vetëm për të vënë në lojë partnerët me të cilët kishte komunikuar më parë vetëm online.
Britanikja Laura Bubble suprizoi të dashurit e mundshëm me fustanin e bardhë me vello dhe buqetën në duar.
Ndërkohë që disa djem vazhduan takimin me Laurën, disa të tjerë “ja mbathën” dhe refuzuan ta njihnin.
Përveç shakasë, qëllimi i rrengut të komedianes ishte të grumbullonte para për fushatën “Ngrihu ndaj kancerit” që zhvillohet në tetor, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.