Një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se është kërcënuar nga një person tjetër përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Kështu të paktën ai ka raportuar në polici, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.