Lajmet e fundit

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë[/caption]
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Renda në Prishtinë dhe operacioni ka vazhduar në Rr.”Dardania ” në Fushë Kosovë, tek banesa e të dyshuarit me iniciale R.H; viti i lindjes 1965), ku gjatë bastisjes apo kontrollit në banesë janë gjetur provat dëshmitë tjera si në vijim:
46 paketime të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të gatshme për shitje me peshë të përgjithshme 23.3 gram;
Një peshore e vogël digjitale që shërben për matje në sasi të vogla;
Para të gatshme në valuta te ndryshme me vlerë prej (730 euro) që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve;
Dy telefona celularë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia K-9 dhe njësia e Forenzikes Regjionale-Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive/provave të gjetura materiale.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, për proceduar të mëtejme ligjore.
Vlen të potencohet se i dyshuari me iniciale F.K;(1991) pas verifikimit në data bazën e Policisë figuronte se ka urdhër-arrest me vuajtje të dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Hetime të tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar nga antidroga e Policisë në bashkërendim me prokurorinë.